Insajderi
Lajme

Rrahja në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Insajderi
12 May 2026 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahja në Skenderaj, arrestohet i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Skenderaj është arrestuar një person.

I njëjti dyshohet për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’,

Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gas, me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.

“Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’ Skenderaj, 12 maj 2026 Sot, rreth orës 11:30, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar mashkull madhor, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gas, me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme. Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark