Një rrahje masive ka ndodhur në komunën e Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Aty thuhet se katër të dyshuar, kanë sulmuar një tjetër mashkull dhe dy femra.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një mashkull dhe dy femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.