Insajderi
Lajme

Rrahje mes disa personave në Vushtrri, përdoret edhe arma e zjarrit

Insajderi
17 March 2026 - 09:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje mes disa personave në Vushtrri, përdoret edhe arma e zjarrit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën Nacionale në Vushtrri rreth orës 16:52.

Siç njofton policia, katër persona të dyshuar e kanë sulmur fizikisht viktimën mashkull kosovar, derisa ky i fundit ka pranuar tretman mjekësor.

“Dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri. Në vend ngjarje nuk janë gjetur dëshmi të armës. Tre të dyshuar janë intervistuar, ndërsa i katërti gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti po hetohet si “Përdorimi i armës&Lëndim i lehtë trupor”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark