Insajderi
Lajme

Rrahje mes katër personave në Gllogoc – ndërhyn policia

Insajderi
10 June 2024 - 09:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje mes katër personave në Gllogoc – ndërhyn policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Gllogoc, shkruan Insajderi.

Të njëjtit, pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje mes vete.

Si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit si dhe një dëshmitare kosovare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë si dhe një shkop druri. Lidhur me rastin po ashtu janë kryer kontrolle në tri shtëpitë e te dyshuarve, ku në njërën është gjetur dhe konfiskuar një pushkë pa leje valide dhe tetëmbëdhjetë fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark