×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes nxënësve në gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë- Drejtori i shkollës flet për Insajderin

    Insajderi
    08 May 2024 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje mes nxënësve ka ndodhur të martën në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë. Insajderi ka mësuar se dy nxënës janë rrahur mes vete. Lexuesit thanë për Insajderin se disa maturant janë rrahur me mjete të forta. Por kjo është mohuar nga drejtori i shkollës, Haxhi Metaj.

    Ai, konfirmoj rrahjen por tha se ka qenë një përleshje e vogël mes dy nxënësve që sipas tij janë pajtuar pastaj.

    “Ka ndodh një konflikt mes dy nxënësve. Por nuk ka qenë konflikt I madh. Unë e kam njoftuar Policinë e Kosovës lidhur me incidentin. Nxënësit i kanë ra pishman për rrahjen dhe janë pajtuar”, tha drejtori i shkollës Haxhi Metaj për Gazetën Insajderi.

    Edhe pse është njoftuar policia e Kosovës dhe ka dal në vend të ngjarjes, në raportin 24 orës nuk është raportuar lidhur me rrahjen e nxënësve./Insadjeri.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark