Insajderi
Lajme

Rrahje në Deçan, dy persona përfundojnë në spital e dy të tjerë arrestohen

Insajderi
25 December 2024 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje në Deçan, dy persona përfundojnë në spital e dy të tjerë arrestohen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se i kanë sulmuar dy persona tjerë në Deçan.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR&KANOSJE- Deçan, 24.12.2024-13:30.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë  pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark