Insajderi
Lajme

Rrahje në Gjilan, tre persona në pranga

Insajderi
14 July 2026 - 18:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje në Gjilan, tre persona në pranga
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e këtij qyteti, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se rasti është evidentuar rreth orës 16:36.

Sipas tij, me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë në vendin e ngjarjes, janë arrestuar tre persona të dyshuar si të përfshirë në këtë incident.

Sipas hetimeve fillestare, gjatë rrahjes të dyshuarit dyshohet se kanë poseduar edhe një thikë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve dhe krim-teknikës, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale”, shtoi Osmani.

Ndër të tjera, policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar nga rrahja apo nga përdorimi i mjetit të mprehtë. Megjithatë, dy nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak të shqetësimeve.

Lidhur me rastin, hetimet po vazhdojnë nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark