Insajderi
Lajme

Rrahje në Gllogoc, arrestohet një person

Insajderi
05 May 2026 - 08:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje në Gllogoc, arrestohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar pas një incidenti dhune që ka ndodhur pasditen e djeshme në Gllogoc.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Policia ka reaguar shpejt duke prangosur të dyshuarin. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjshme./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark