Rrahje në mes sigurimit dhe një pjesëtari të FSK-së në disko ‘Stop’ në Gjilan, pronari flet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahje në mes sigurimit dhe një pjesëtari të FSK-së në disko ‘Stop’ në Gjilan, pronari flet për Insajderin

    Insajderi
    31 July 2022 - 01:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përleshje në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në klubin e natës ‘STOP’ në Gjilan, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në lidhje me rastin, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me pronarin e  kësaj diskoteke, Albert Sylejmani i cili e konfirmoi rastin duke thënë që përleshja ka filluar nga pjestari i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Ai është dasht me respektu uniformën e sigurimit, pasi që edhe kjo është uniformë, dhe askush nuk të sulmon pa e sulmu”, tha Sylejmani duke mos japur detaje më shumë për rastin.

    Ai shtoi se tashmë policia i ka kamerat e rastit dhe se rasti është duke u hetuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark