Insajderi
Lajme

Rrahen disa persona në pishinë në Istog, dy përfundojnë në spital

Insajderi
17 July 2024 - 20:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahen disa persona në pishinë në Istog, dy përfundojnë në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një nga pishinat e Istogut pas orës 17:00, ka ndodhur një rrahje mes disa personave

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili shtoi se si pasojë e rrahjes dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rugova tutje tha se një nga personat e dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

“Pas orës 17:00 policia ka pranuar informatën se në një nga pishinat në Istog ka ndodhur një rrahje. Dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF-në në Istog e pastaj edhe në spitalin rajonal në Pejë, ku pas trajtimit janë liruar. Një person është arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë . I njëjti gjatë ikjes kishte shkaktuar aksident trafiku, por është kapur më pas nga policia. Derisa edhe disa persona të tjerë të dyshuar, janë në kërkim policor”, tha Rugova.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark