Insajderi
Lajme

Rrahje në Prishtinë, dy persona plagosen

Insajderi
18 June 2026 - 22:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje në Prishtinë, dy persona plagosen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një përleshjeje fizike ka ndodhur sot në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë ku si pasojë tre persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili tha se njësitet policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informatës për përleshje mes disa personave në këtë lokacion.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Pllana.

Pllana konfirmoi se “dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga arma e zjarrit”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark