Insajderi
Lajme

Rrahman Jashari shkon në zyre të LDK-së, dalin detaje nga takimi

Insajderi
28 August 2024 - 12:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahman Jashari shkon në zyre të LDK-së, dalin detaje nga takimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rrahman Jasharaj nga SBASHK`u ka takuar Grupin Parlamentar të LDK`së. Këta të fundit kanë dhënë detaje nga takimi.

Grupi Parlamentar i LDK-së, kanë ngritur disa shqetësime gjatë takimit.

“Problem shqetësuese vazhdon të mbetet kontrata kolektive, e cila duhet sa më shpejt të nënshkruhet në mes qeverisë dhe sindikatave, si dhe ligji për pensionet, ku vazhdon diskriminimi i punëtorëve të Republikës së Kosovës gjatë viteve ’90, në mënyrë të veçantë diskriminimi i mësimdhënësve”. thuhet mes tjerash.

Njoftimi i plotë:

Takimi me Përfaqësues të SBASHK-ut për Çështje të Arsimit. Sot, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur një takim me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK). Ky takim kishte për qëllim diskutimin mbi çështje të rëndësishme që prekin sektorin e arsimit në vend.

Problem shqetësuese vazhdon të mbetet kontrata kolektive, e cila duhet sa më shpejt të nënshkruhet në mes qeverisë dhe sindikatave, si dhe ligji për pensionet, ku vazhdon diskriminimi i punëtorëve të Republikës së Kosovës gjatë viteve ’90, në mënyrë të veçantë diskriminimi i mësimdhënësve.

Lajmi i mirë nga ky takim është se viti shkollor do të fillojë siç ishte parashikuar më 2 Shtator. Megjithatë, problemi i menaxhimit të sistemit arsimor nga qeveria vazhdon të jetë një sfidë e madhe që kërkon vëmendje dhe veprim të shpejtë.

Grupi Parlamentar i LDK-së mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për të adresuar problemet që ndikojnë në sistemin arsimor. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të ngushtë me SBASHK-un dhe akterët e tjerë relevantë për të siguruar që nevojat e mësuesve dhe nxënësve të përmbushen dhe që arsimi në Kosovë të përparojë në mënyrë të qëndrueshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark