Insajderi
Lajme

Rrahman Rama: Ka gatishmëri që të bëhet gjithçka për Kosovën pas verdiktit të Hagës

Insajderi
25 September 2026 - 23:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahman Rama: Ka gatishmëri që të bëhet gjithçka për Kosovën pas verdiktit të Hagës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka deklaruar se nga takimet e zhvilluara kanë vërejtur gatishmëri edhe te partitë e tjera politike për të bërë gjithçka që është e mundur në reagimin ndaj verdiktit të Hagës, me qëllim që Kosova të dalë mirë nga ky proces.

Ai ka theksuar se Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk duhet të shihet si nismë vetëm e PDK-së, por si një ligj që u përket të gjithëve.

“Nuk është ligj i PDK-së ky. Është ligj i të gjithëve. Ne po kërkojmë prej të gjithë deputetëve të Kosovës që ta votojnë atë ligj. Nuk është i PDK-së. Nuk do PDK-ja që të përfitojë prej kësaj”, tha Rama në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Rama shtoi se, bazuar në atë që kanë kuptuar dhe parë nga takimet, ekziston një gatishmëri që të ndërmerren të gjitha veprimet e mundshme lidhur me këtë proces.

“Me atë sa e kemi kuptu, e kemi pa që ekziston një gatishmëri që gjithçka që është e mundshme me e ba për këtë proces, që me dalë Kosova mirë”.

Ai theksoi se çështja nuk ka të bëjë vetëm me individët që ndodhen në Hagë, por me një proces që, sipas tij, është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe lidhet si me të kaluarën, ashtu edhe me të ardhmen e vendit.

“Nuk po flasim tek e fundit për individët atje, por po flasim për një proces shumë të randësishëm ku në pyetje është e kalumja jonë e lavdishme por edhe e ardhmja jonë dhe e pasardhësve tanë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark