Insajderi
Zgjedhjet 2026

Rrahman Rama: Përjetësisht lavdi Komandant Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Insajderi
15 December 2025 - 14:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahman Rama: Përjetësisht lavdi Komandant Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, ka kujtuar sot Komandantin Mujë Krasniqi, Kapuçin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur Kosovën, bashkë me 40 bashkëluftëtarë.

Në një postim përkujtimor, Rama ka theksuar se Mujë Krasniqi ishte ndër të parët që ndezi shkëndijat e luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftë e cila më pas u kurorëzua me çlirimin e vendit.

“Qoftë e përjetshme lavdia për Komandant Kapuçin dhe për të gjithë bashkëluftëtarët”, ka shkruar Rama në përmbyllje të postimit të tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark