Insajderi
Insporti

Rrahmani starton, mirëpo jo edhe Zhegrova

Insajderi
07 December 2025 - 20:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahmani starton, mirëpo jo edhe Zhegrova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edon Zhegrova nuk do të paraqitet nga minuta e parë te Juventusi për ndeshjen derbi kundër Napolit.

Zhegrova ka marrë lëvdata për paraqitjen e fundit kundër Udineses për Kupë të Italisë të martën.

Por Zhegrova nuk është përfshirë në 11-shen startuese nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti.

Ndeshja Napoli – Juventus zhvillohet sonte nga ora 20:45. I takon xhiros së 14-t të Serie A italiane.

Në faqen e Juventusit ka pasur komente të shumta nga shqiptarë për mospërfshirjen e Zhegrovës në formacionin startues të Juventusit.

Ndërkohë, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, udhëheq mbrojtjen e Napolit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark