×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfehet Gundogan: Transferimi im te Barcelona ndodhi edhe për faj të Manchester City-t

    Insajderi
    07 September 2023 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, mesfushori Ilkay Gundogan, mesfushori i Barcelona, flet për lamtumirën që pati këtë verë nga kampionët e Anglisë dhe Europës. Pasi mbylli kontratën me Manchester City, ai u transferua te katalanasit dhe sipas gjermanit kjo ndodhi edhe për faj të “citizens”, që u kujtuan vonë për të.

    Drejtuesit e Manchester City pritën shumë kohë para se të intensifikonin bisedimet me mua për rinovimin e kontratës. Në fund kuptova se ishte momenti i duhur për të mbyllur aventurën time në Angli. Nuk kishte moment më të mirë për ta bërë këtë gjë se sa si kampion i Premier dhe Europës”, tha Gundogan.

    Të luash te Barcelona është një ëndërr që e kam patur që kur isha fëmijë. Me trajnerin Xavi kemi biseduar disa herë në telefon dhe kasha që në fillim një ndjesi të mirë. Si personalitet jemi shumë të ngjashëm. Madje kemi karakteristika të ngjashme edhe në mënyrën e të luajturit dhe për këtë arsye i pëlqej. Xavi ishte një lojtar inteligjent, e kupton vlerën e lojës”, tha Gundogan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark