×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfehet ish-ministrja: Edi Rama më ka bërë dy herë të qaj

    Insajderi
    21 July 2021 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milena Harito, ish-ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike ka zbuluar si ishte të punonte në një kat me kryeministrin Edi Rama.

    Në një intervistë në RTSH ajo ka folur për lidhjen farefisnore të largët që ka me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ata janë kushërinj të tetë. Harito ka deklaruar se në fillimet e punës, Rama e ka bërë dy herë për të qarë.

    Zonja Harito mund të më thuash momentin më të vështirë dhe më të mirë që ke kaluar me Edi Ramën në ato katër vjet?

    Më të mirë sinqerisht, duket si gjuhë e drunjtë, por kujtimet më të mira janë ato gjëra  që unë doja të bëja. Unë kisha opsione të tjera por doja të bëja disa gjëra këtu.

    Doje të ndryshoje Shqipërinë?

    Jo. Të ndryshoja Shqipërinë është fjalë shumë e madhe. Shqipërinë e ndryshon ti, unë, të tjerë në me atë që bën. Unë kisha disa ide dhe Edi Rama ishte njeriu u duhur me pushtetin e  duhur dhe vizionin e duhur që ato gjëra të bëheshin. Momentet kur kapërceheshin disa vështirësi dhe gjërat ecnin përpara ishin momente shumë kënaqësie që ia vlenin.

    Atë më të rëndësishme. Pra momentin më të vështirë?

    Mendova se e harrove. Në ato fillime më ka bërë nja dy herë për të qarë.

    Qave shumë?

    Jo. Nuk qaj shumë se jam nga Vunoi, por qava.

    Dhe Rama u mërzit shumë se qave ti!

    Ai ishte qëllimi. Kur e mendoj ato janë momente që kishte të drejtë. Në kuptimin jo të metodës por të thelbit sepse duke të ngacmuar, duke të ngulur thikën në vende ku dhemb aty të bën të avancosh.

    A ishte rasti Milena Harito t’i bëhej kjo gjë?

    Ai nuk ka nge të merret me ndjenjat e njerit dhe tjetrit. Ka halle të tjera.

    Se ju ishit ministre shteti dhe e kishit zyrën afër.

    Po në të njëjtin kat.

    Më keq nuk kishte domethënë.

    Paradhoma e tij ishte më keq.

    Si kanë qenë katër vite si ministre? S ishte të punoje me Edi Ramën?

    Ishte absolutisht pasiononte. Unë siç duket edhe nga karriera jam njeri që punoj shumë sepse jam njeri që e dua punën. Por, aq sa kam punuar në atë periudhë si ministre në qeverinë Rama nuk kam punuar kurrë në jetën time.

    Po e the edhe një herë këtë të bëri Rama përsëri ministre?

    Rrini shumë të qetë. Ti edhe Partia Socialiste. Unë e deklaroj që nuk ka për të ndodhur kjo. Unë nuk do jem ministre dhe kjo është gjëja më e sigurt në botë.

    Me këto që thatë ndonjë shishe uthull është hapur andej në PS. Mos e thuaj me shaka se Edi Rama çohet në mëngjes dhe thotë Milena Harito do jetë ministre çfarë do ti thuash ti?

    Unë do t’i them kam jetën time. Kaq.

    Pra si ishin katër vite pune me Edi Ramën?

    Superpasionate. Shumë interesante. Mund të them se është shumë e vështirë të punosh me Edi Ramën.

    Në kuptimin pozitiv apo negativ?

    Pozitiv do të thoja por..

    Domethënë në shqip, ta merr shpirtin?

    Po. Absolutisht në të gjitha format. Nuk di tha them në frëngjisht. Kur u ktheva në kompaninë “Orange” në Paris që ka një xhiro vjetore 40 miliardë Euro, një nga çuditë e mia ishte se kur do pëlcite bomba dhe bomba nuk pëlciste. Prisja që kur do ndodhte vështirësia por jo. Ndërsa kur isha ministre në Shqipëri puna ishte shumë e ngjeshur dhe me tension.

    Po intriga rreth e rrotull kishit?

    Më dukej vetja ndonjëherë sikur isha zhytur në një enë me helm dhe unë që ndonjëherë nxirrja kokën për të marrë frymë.

    Rudina Seseri ka thënë se Edi Rama nuk është kryeministër perfekt, por edhe Shqipëria është shumë e vështirë për ta naviguar. A jeni dakord me këtë përkufizim?

    Po është shumë e saktë.

    Zonja Harito, a mund ta shpjegosh konkretisht çfarë kushëriri e kishit dhe e keni Edi Ramën?

    Kushëri të tetë.

    Si konkrektisht?

    Ore a i njeh ti kushërinjtë e tetë?

    Rastësisht edhe mund t’i njoh.

    Atëherë ka një fakt. Spiro Koleka, anëtari i Byrosë Politike kishte pasion gjenealogjinë dhe meqenëse kishte edhe mundësinë kishte krijuar pemën e familjes dhe ua ka lënë fëmijëve. Trungjet e familjeve tona bashkohen në vitin 1740.

    Çfarë ishit në atë vit paraardhësit tuaj?

    Motër dhe vëlla, dhe pastaj degët e degëve kanë ardhur deri te mua dhe Rama.

    Po Berisha ka thënë se ishit kushërinj?

    Ai e bëri këtë dhe e hapi. E tha dhe u bë legjendë. Doktori është i paparë se ai ma ngjiti.

    Si e analizoni mënyrën se si bën opozitë Lulzim Basha?

    Basha ka probleme shumë serioze. Më kujtohet kur isha ministre që mora një informacion që ai nuk kishte marrë diplomën e universitetit. Shkruajta një status në facebook që Lulzim Basha duhet të bënte publike diplomën. Por më bën blocki direkt. Ky ishte kulmi. Në vend të jesh transparent ti e ngre karrierën mbi bazën e një gënjeshtre.

    Çfarë domethënie ka kjo?

    Për mua Lulzim Basha është kryeadmiruesi i Edi Ramës. Sa të jetë Lulzim Basha kryetar i PD, Edi Rama do jetë kryeministër.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark