×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrëfim ekskluziv-Studentja tregon për sjelljet abuzive të Bekim Bejtës

    Insajderi
    12 April 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më datë 30 mars Gazeta Insajderi ka publikuar ankesat e studentëve të degës “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” drejtuar Këshillit të Etikës, kundrejt profesor Bekim Bejta.

    Në një prononcim për Insajderi-në, rektori, Qerim Qerimi kishte hezituar të tregoj nëse do ta suspendojë profesorin.

    Sot Senati i Universitetit të Prishtinës ka supsenduar, Bekim Bejtën.

    “Largimi i përkohshëm nga puna i prof. Bejta, do të zgjasë më së shumti gjashtë (6) muaj, deri në përfundimin e procedurës disiplinore të iniciuar në Këshillin e Etikës dhe marrjen e vendimit përfundimtar nga ky organ kompetent i Universitetit”, thuhet në komunikatën e Parlamentit Studentor.

    Gazeta Insajderi ka intervistuar ish-studenten e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, Zana Mala.

    Ish-studentja mes lotësh ka rrëfyer eksperiencën e saj me profesor Bejtën, të cilën e ka cilësuar si “të rëndë emocionalisht”.

    Ajo ka ndarë edhe një audioincizim ku dëgjohet Bejta duke ofenduar, kërcënuar e bullizuar atë.

    Madje, Mala ka treguar se eksperienca me Bejtën e ka penalizuar sa ajo nuk ka mundur as të diplomojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark