×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëfim tronditës i të mbijetuarës nga tërmeti: Si jetova për 4 ditë nën rrënoja me djalin tim të porsalindur

    Insajderi
    13 February 2023 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka kaluar një javë nga tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke shkaktuar mijëra viktima. Megjithatë, mes gjithë kësaj të keqeje kishte edhe histori mrekullish.

    Kur Necla Camouz lindi djalin e saj të dytë më 27 janar, ajo e quajti Yagiz, që do të thotë “trim”. Pas vetëm 10 ditësh, në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale, ajo ishte zgjuar dhe po ushqente me gji djalin e saj në shtëpinë e tyre në provincën Hatay, në Turqinë jugore.

    Pak çaste më vonë ata u “varrosën” nën tonelata rrënojash. Necla dhe familja e saj jetonin në katin e dytë të një ndërtese moderne pesëkatëshe në qytetin e Samandag.

    Ishte një “shtëpi e bukur”, tha ajo për BBC-në dhe ndihej e sigurt atje.

    “Kur filloi tërmeti, doja të shkoja te burri im që ishte në dhomën tjetër dhe ai donte të bënte të njëjtën gjë”, tha ajo. “Por teksa u përpoq të vinte tek unë me djalin tonë tjetër, por e  kishin të pamundur të lëviznin”.

    “Ndërsa tërmeti vazhdonte, muri ra, dhoma u drodh dhe ndërtesa u zhvendos. Kur ndaloi, nuk e kisha kuptuar se isha një kat më poshtë. I thirra, por nuk mora përgjigje”.

    33-vjeçarja u gjet e shtrirë me foshnjën e saj në gjoks, të cilën e mbante ende në krahë. Një gardërobë e rënë pranë saj ishte ajo që u kishte shpëtuar jetën, pasi ndaloi një copë të madhe çimentoje t’i shtypte, raporton abcnews.al.

    Nëna dhe foshnja do të qëndruan pa lëvizur për gati 4 ditë. E shtrirë me pizhame nën rrënoja, Nekla nuk mund të shihte asgjë përveç errësirës, kështu që iu desh të mbështetej në shqisat e tjera për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

    Për lehtësimin e saj, ajo mundi menjëherë të thoshte se djali i saj i porsalindur, Jagiz, po merrte ende frymë. Për shkak të pluhurit, në fillim e kishte të vështirë të merrte frymë, por tha se shpejt u qetësua.

    Ajo ndjeu se kishte lodra fëmijësh poshtë saj, por nuk mund të lëvizte për të kontrolluar ose për t’u rehatuar.

    Përveç dollapit, lëkurës së butë të djalit të saj të porsalindur dhe rrobave që kishin veshur, ajo nuk ndjente gjë tjetër veç betonit dhe mbeturinave. Megjithatë, në sfond, ajo mund të dëgjonte zëra.

    Ajo u përpoq të bërtiste për ndihmë.

    “A ka njeri atje; A po na  dëgjon dikush;” bërtiti me gjithë fuqinë e zërit të saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark