Historitë ekstreme të njerëzve që e kanë njohur vrasësin në Orlando - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Historitë ekstreme të njerëzve që e kanë njohur vrasësin në Orlando

    Insajderi
    13 June 2016 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Omar Mateen që kreu vrasje masive të homoseksualëve në një klub në Orlando, në të kaluarën nuk ka treguar shenja të homofobisë.

    Kështu të paktën konfirmon Samuel King i cili haptas ka deklaruar se është homoseksual dhe i cili ka shkuar në të njëjtën shkollë me Mateen.

    King ka thënë se në një kohë punonte në një restorant në të cilin Mateen shpesh e vizitonte dhe në të punon edhe disa tjerë të cilët kanë deklaruar publikisht për homoseksualitetin e tyre.

    “Gjithnjë ka pas buzëqeshje në fytyre”, ka thënë King.

    Babai i Omar Mateen ka thënë se djali i tij është zemëruar kur ka parë dy meshkuj duke u puthur dhe kjo sipas tij ka mundur të ketë lidhje me masakrën, por King nuk e ka pasur këtë përvojë me Omarin.

    “E ka ditur se jam homoseksual, sikurse edhe shumë kolegë të tij, nuk ka treguar se paraqet problem. Kjo është ajo që më ka shokuar”, thotë King.

    Megjithatë ai me Omar Mateen është takuar para dhjetë viteve ndërsa kolegët e tij kanë pasur përshtypje tjera me qëndrimin e tij që e përshkruajnë shumë agresiv dhe anti LGBT.

    “Kam dhënë dorëheqje sepse e gjitha që ai fliste ka qenë helm i pastër, ndërsa kompania nuk ka dashur që të bëjë asgjë në lidhje me këtë”, thotë Daniel Gilroy, një ish-koleg nga kompania G4S e cila merret me sigurinë.

    “Ka qenë i paqëndrueshëm dhe fliste për vrasje të njerëzve”.

    Gilroy ka thënë se Mateen e ka mërzitur nonstop me mesazhe por që “kompania nuk ka dashur të bëjë asgjë pasi që ai ishte mysliman”,.

    Me të pajtohet edhe një ish koleg i tij, Erik Baumer.

    “Kur e kam pa fotografinë e tij në lajme, kam thënë: ‘Normalisht se ai ka bërë diçka të tillë’. Ka pas gjithnjë të flas keq për të gjithë-zezakët, hebrejt, politikanët, homoseksualët, ushtarët. Ka pasur shumë urrejtje brenda vetes ndërsa më ka thënë se Amerika e ka shkatërruar Afganistanin”, ka thënë Baumer.

    Omar Mateen ka vrarë 49 dhe ka plagosur 53 njerëz nga të cilët disa shumë rëndë në një klub homoseksualësh në Orlando të Floridas.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark