×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrëfimi ekskluziv i Eset Berishës për InDoks: Si përfundoi në bankën e të akuzuarve për 53 milionëshin

    Insajderi
    27 February 2022 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eset Berisha, është njëri nga të akuzuarit për aferën me 53 milionë dhënë kompanisë “Bechtel-Enka”, për ndërtimin e autostradës Kosovë-Maqedoni e Veriut. Ai po akuzohet në cilësinë e këshilltarit politik të ish-ministrit të Infrastruktuës, Pal Lekaj.

    I ftuar në InDoks, Eset Berisha ka treguar se si e nisi punën e tij si këshilltar politik i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

    Berisha sqaron se si  dhe për çka përfundoi në bankën e të akuzuarve nga Prokuroria Speciale.

    “Fillimisht unë kam filluar si këshilltar politik i ministrit Lekaj diku në dhjetor të vitit 2017-të prej asaj kohe deri me 19 janar 2019 e kam ushtru funksionin e këshilltarit politik në kabinetin e ministrit kontrata apo zgjatja e kontratës mes kompanisë amerikane Bechtel dhe qeverisë së Kosovës ishte bërë diku në shtator të vitit 2017 , pra para kohës se sa unë të merrja funksioni e këshilltarit politik të ministrit Lekaj”, thotë ai.

    “…ndërsa me sa kam pa nga provat të cilat i ka dorëzuar Prokuroria por jo edhe aktakuzën për shkak se ende nuk e kemi marrë vetëm pjesë të saj janë publikuar nëpër media thuhet se unë i kam tejkaluar kompetencat e mija të këshilltarit të ministrit për shkak se kam marrë pjesë në mbledhje të komunitet drejtues ministror së bashku me ministrin Lekaj gjatë atyre takimeve sepse ju e dini që Komuniteti Drejtues Ministror ka qenë kompetent për udhëheqje e gjithë procesit prej kontraktimit deri tek mbarëvajtjen e mbikëqyrjen e autoudhës “Arbën Xhaferi” pra Prishtinë- Shkup”, ka deklaruar Berisha për InDoks.

    Për aferën me 53 milionë, Eset Berisha thotë që në një far forme, Qeveria e Ramush Haradinajt e trashëgoi këtë problem dhe u deshtë të merrej me të.

    “Janë një mori shkresash të cilat ata ja kanë drejtuar prej vitit 2015 e tutje, ku ata kanë kërkuar që të ju ipet një përgjigje lidhur me këto mungesa të fondeve dhe të dakordohen për zgjatjen e kontratës për shkak se është parë që me këto projeksione buxhetore nuk mund të përfundohet projekti me kohë sipas kontratës bazë që ishte 42 muaj rrjedhimisht kompania ndërtuese ka kërkuar zgjatjen e afatit fillimisht qeveria e ka kërkuar vet prej viti 2015- ka kërkuar zgjatjen e afatit të kontratës dhe janë dakorduar me kompaninë amerikane të bëhet pa kosto zgjatja”, potencon ai.

    Ai shpjegoi kronologjinë e pagesa që ishin bërë ndaj “Bechtel-Enkas”.

    “Nuk është nënshkruar kontrata as në vitin 2015 as në vitin 2016, në vitin 2015 janë dakorduar që të bëhet zgjatja e kontratës për 11 muaj e 13 ditë me një kosoto të cilën e ka hartuar kompania mbikëqyrëse ‘HIll International’ ajo e ka llogaritur konston e zgjatjes dikun 14.78 milionë për këtë periudhë kohore, prapë Qeveria e Kosovës në prill të vitit 2017 nuk e ka nënshkruar edhe pse ishin pajtuar komunitetit drejtues ndërministror me 30 shtator të vitit 2016 ishte pajtuar që të nënshkruhet aneksi për zgjatjen e kësaj kontrate prapë nuk e kanë nënshkruar”, u shpreh Berisha.

    Berisha përmend edhe zgjedhjet lokale. Ndryshimin e pushteteve.

    “Ministria e Infrastrukturës, Komuniteti Drejtues Ndërministror e ka dërguar çështjen në Qeverinë e Kosovës, qeveria e ka kthyer çështjen prapa duke thënë se kjo çështje është brenda kompetenca të komunitet drejtues ndërministror dhe duhet të zgjidhet nga vet ai, pra me fjalë të tjera aneksi duhet të aprovohet ose jo nga komuniteti drejtues. Në vitin 2017 ju e dini se ka pasur edhe zgjedhje nacionale është ndërruar qeveria dhe kjo çështje ka mbetur pezull, nuk është nënshkruar kontrata me atë kosto të dakorduar me kompaninë amerikane”, shpjegon ai.

    “Çka ka ndodh pastaj, ato të vitit 2017 ka ardhë Qeveria Haradinaj në pushtet, ministri Lekaj e ka marrë detyrën diku në fillim të shtatorit dhe me 27 shtator nëse s gabohem është nënshkruar ky aneks për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve por pa kosto sepse kostoja është lënë të caktohet për më vonë kështu ka shkuar në aneks. Tani kanë rrjedh gjërat tjera, ka ardhë kërkesa e Bechktelit për 63 milionë në fund për 53 milionë e kështu me radhë por Komunitetit Drejtues Ndërministror ka pasur qasje. Anëtarët e Komunitetit Drejtues Ndërministror i kanë dëgjuar edhe vet përfaqësuesit e kompanisë Bechtel-Enka ku ata i kanë ftuar në takim ku ata ju kanë shpjeguar arsyeshmërinë për pjesën e tyre”, ka theksuar ish-këshilltari i Lekajt.

    InDoks |  Misteri milionësh i PAN-it, dokumentari i plotë:  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark