×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrëfimi ekskluziv i Gërvallës që akuzon Kryeprokurorin, tregon se si e mashtruan e sa dëm i kanë shkaktuar për 17 vite

    Insajderi
    12 June 2022 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dukagjin Gërvalla biznesmeni nga Zvicra po akuzon kryeprokurorin e Gjilanit, Arben Kadriun për mashtrim. Që 17 vite ai po endet nëpër gjykata të Kosovës duke kërkuar të drejtën e tij. Pronat për të cilat ka investuar me para e veta.

    Gërvalla në rrëfimin ekskluziv për Insajderin ka thënë se u dëmtua 300 mijë euro, për investimet që po pretendonte t’i realizonte në Ramajan e në Kllokot.

    Për këto prona, e për paratë që thotë që i pagoi për to, por pronat kurrë nuk kaluan në kontroll të tij, Dukagjin Gërvalla tash e drejton gishtin kah njëri ndër njerëzit më të fuqishëm në regjionin e Gjilanit. Hiç më pak se sa Kryeprokurori Arben Kadriu.

    “Në 2005-ën, atëherë Mehdi Zymberi u hy në ankand dhe e ka marrë tokën për 340 mijë euro në emër të tij, unë kur i kam sulmu në gjykatë në Kllokot e kam sulmu Mehdi Zymberin me 23 hektarë tokë, e kam paditë Arben Kadriu për 315 hektarë tokë që i ka pasur në emër të vet, ia kam kërku pjesën time përafërsisht diku 42%. Aq sa kam pagu, unë në Ramjan i kam pagu atëherë 150 mijë euro në Kllokot 150 mijë euro dmth me % 33 per qind Kllokot 42.42% në Ramjan”, deklaroi ai për InDoks.

    Përveç dëmit material, ekonomik ai thotë se u dëmtua edhe moralisht.

    Nuk mundem me i llogaritë sot por janë shuma shumë të mëdha nuk është problemi se sa është dëmi ekonomik kështu por projektet të cilat unë kam mujt me i realizu në 2016-ën kur ish fjala sot në 2022-ën me qenë Rockfeller me qenë me i thanë 7 vjet prit thotë le se nuk paska kurgjo aty. Mua më ka dëmtu se bëra një mashtrim e bëmë një pajtim gjyqësor dmth më mashtruan dhe unë u shpalla tek investitor tek shokët e mijë që është rregullu tash veç në terren edhe dalim, kur dolëm thanë jo ti në breg të rrugës nuk bën me marrë se ki shumë shko atje në therra, dmth ma pshtjellun dhe dmth apetitet e tyre spo ndalen dhe po mundohen me përfitu në çdo mënyrë, kam bë lëshime për 40 hektarë tokë, dhe ju kam thënë më asnjë centimetër nuk ua lëshojnë e kundërta nëse nuk bijnë në pajtim na ja fillojmë prej fillimit por nëse fillojmë prej fillimit jo vetëm që kam me i kërku 10 cm e tokës por edhe dëmshpërblimin ka me ia kërku deri në fund gjë që është logjike spo du me dal jashtë ligjit sipas ligjit është normale“.

    Unë si biznesmen jam dëmtu shumë, kohë ka rëndësi se në Zvicër koha ka më shumë rëndësi se sa lekët, se lekët i fiton sot a kohën nuk mundesh me kërku”, vazhdon tutje rrëfimin e tij.

    Dukagjin Gërvalla, në kohën kur iu prezantua Arben Kadriu do ta trajtonte veç si një i njohur i disa të njohurve të tij. Nuk do ta kuptonte atëherë që karriera e tij brenda sistemit të drejtësisë do ta sillte në pozitën e njeriut më të rëndësishëm të organit të akuzës për krejt regjionin e Gjilanit.

    Pa marrë parasysh fuqinë e ndikimin e njerëzve me të cilët do të përballej, ai nisi një proces gjyqësor.

    “Kemi filluar bashkërisht kemi pasur ideja, por sikur në Kosovë pastaj u prishën marrëdhëniet edhe erdhën deri tek vendimi që me u nda. Kur u ndamë, secili e kish projektin e vet. Fillimisht ska problem, ndahemi në 2008-2009, ti e ke pjesën tënde ai të vetën edhe ato mbetën vetëm fjalë. Nuk u realizuan asnjëherë, u dashtë me u fut në procedurë, në gjykata dhe sot e asaj ditë nuk u rregullu, ndërsa projektet e mija, paralele kam këqyr unë me i bë vetëm, si e pashë që me ta kur ish në pyetje vetëm për punë të vogla nuk mujtum me gjetë ujdi e pamë që kanë mashtrime dhe nuk kanë seriozitet dhe kom vendos përmes gjykate unë i kam bë ato paditë e para që të ndahem”.

    “Kam besu në gjykatë dhe për mua ajo punë u kanë normale, që po e kërkojë pjesën time, i kam pasur avokatët e mijë  për mua ka qenë shumë e thjeshtë por faktikisht dul shumë e komplikuar deri sot po e përsëriti nuk kemi mujt me rregullu asnjë gjë sa i përket Kllokotit e Ramjanit”.

    Pjesa më e madhe e pronave për të cilat Dukagjin Gërvalla ka pretendime e hedh akuza edhe drejt Arben Kadriut, aktualisht Kryeprokuror i Gjilanit, gjenden në Ramjan.

    Edhe pse i ka kaluar mbi një dekadë e gjysmë duke pritur për të marrë në pronësi, tokën për të cilën thotë se vece i k paguar paratë. Edhe pse për vite të tëra zvarriten seancat gjyqësore e nuk i jepet rastit vendim final, Dukagjin Gërvalla megjithatë këmbëngul që do të vazhdojë me rrugën ligjore.

    InDoks | E akuzon Kryeprokurorin -Rrëfimi ekskluziv i Dukagjin Gërvallës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark