Rrëfimi i Bogdanoviqit | Regjimi i Vuçiqit do të më likuidojë, ai ka duart me gjak nga lufta- mbështet kriminelët Radojqiq e Veselenoviq – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i Bogdanoviqit | Regjimi i Vuçiqit do të më likuidojë, ai ka duart me gjak nga lufta- mbështet kriminelët Radojqiq e Veselenoviq

    Insajderi
    09 September 2023 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikani serb, Boban Bogdanoviq ka dhënë një intervistë ekskluzive për Gazetën Insajderi. Në këtë intervistë, ai ka shpalosur idenë e tij për një parti politike që do të krijonte kushtet për njohje të ndërsjellë mes dy shteteve, Kosovës e Serbisë, por më shumë ka ngritur akuza të rënda për Presidentin serb, Vuçiq, që e quan edhe Goebbels i Sllobodon Millosheviqit.

    Gazeta Insajderi

    Për pak ditë ishte në Kosovë. Në Serbi, në anën tjetër, fill pas që kishte dhënë një intervistë me shkrim për Gazetën Insajderi, Shërbimi Sekret Serb (BIA) e kishte ftuar për intervistim. Thotë se donin ta frikësonin.

    Por, derisa qëndroi në kryeqytetin kosovar, Boban Bogdanoviq, një politikan serb që jeton në Beograd, prej shumë të rrallëve që e pranon pavarësinë e Kosovës dhe thotë që edhe Republika e Serbisë duhet ta njeh atë, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Gazetën Insajderi.

    Në këtë intervistë të gjatë ai ka treguar fillimisht se pse e paditi Republikën e Serbisë, dhe e ftoi si dëshmitar në proces njeriun më të fuqishëm, Aleksandër Vuçiqin, të cilit i referohet si diktator i Serbisë.

    Ai, në këtë intervistë të gjatë dhënë Insajderit, për herë të parë ka zbuluar biseda me zyrtarë të BIA-së, që në konfidencialitet i kanë thënë që regjimi, sis e quan ai qeverisjen e Vuçiqit, po përgaditet që ta vras.

    Kundër tij ishte publikuar edhe një video ku ai në të shihej duke abuzuar me kokainë, por për herë të parë ai e ka sqaruar përmbajtjen e kësaj video dhe se kush, sipas tij, e ka montuar atë. E përmend një person me shumë ndikim në partinë kryesore serbe në Kosovë, Listën Serbe.

    Këtë parti e ka akuzuar po ashtu, që bashkë me Presidentin Vuçiq, janë përgjegjës për përzënien e mijëra serbëve nga Kosova, gjë që thotë që erdhi si rezultat i angazhimit të tyre dhe aspak i veprimeve të qeverive kosovare.

    Edhe ndaj politikanëve, në veçanti kryeministrave kosovarë ka qenë i ashpër. Thotë që nuk i kupton pse negociojnë me Vuçiqin, të cilin e ka cilësuar si Goebbelsi i Sllobodan Millosheviqit.

    “Vuçiqi i ka duart me gjak”, thotë në këtë intervistë Bogdanoviq, por pastaj i përmend edhe lidhjet e tij të fuqishme me kriminel që janë në listën e zezë amerikane, dhe jo vetë, siç është Millan Radojqiq e Zvonko Veselenoviq.

    Ende nuk ka parti, por është në proces të themelimit të saj në Serbi, dhe planifikon që ta hapë degën e saj edhe në Kosovë, por pse i frikësohet kaq shumë Aleksandër Vuçiqi? Bogdanoviq ka dhënë përgjigje në këtë, dhe shumë pyetje të bëra në studion e Gazetës Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark