Insajderi
Insajderi

Rrëfimi i deçanasit, dikur me vështirësi në ecje sot aktivist për njerëzit në nevojë

Insajderi
21 April 2022 - 20:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrëfimi i deçanasit, dikur me vështirësi në ecje sot aktivist për njerëzit në nevojë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deçanasi Endrit Januzaj, në vitin 2009 i ishte nënshtruar një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në boshtin kurrizor, por,  pavarësisht përpjekjeve, mjekët nuk ia dolën që këtë ndërhyje ta kryejnë me sukses.

Me vendosjen e gabuar të vidave, filloi edhe vështirësia në të ecur, diçka për të cilën mjekët  rekomanduan edhe lëvizjen me karrocë.

“Ne vitin 2009/ tetor, jam operuar ne boshtin kurrizor, pastaj gradualisht vidat e vendosura gabim e kan pengu ecjen dhe ne vitin 2013 jam kthyer nga ecja normale ne ecje te veshtiresuar. Operimi është bere ne Zagreb, pastaj ne vitin 2019 kam hequr vidat (sharafat), me kërkese te mjekut atje ne Zagreb”, tha ai për Insajderin.

Dëmshpërblimi i këtij gabimi që ishte tragjik për të riun, nuk u krye asnjëherë, krejt kjo pasi duheshin vite që lënda të kalonte nga ambasada e duke quar deri në skadencë të saj.

“I kemi pas përgatit te gjitha dokumentet, mirëpo lënda është dashur te kaloje përmes ambasadave, dhe ajo kur kaloj 10 vite e 1 dite, u vlerësua e plakur”, tha Januzaj për Insajderin.

Duke u ballafaquar me problemet me të ecur për rreth 6 vite, Januzaj siç thotë ai bashkëndjeu me personat me nevoja të veçanta e përkatësisht me problemet në të ecur, kështu filloi edhe aktivitete vullnetare në të mirën e komunitetit.

“Puna vullnetare nisi pasi jam ballafaquar me nje problem shendetsor qe çrregulloj ecjen, dhe aty pash jetesen e renduar te personave me aftesi te kufizuar dhe vendosa te jem nje ure lidhese per ndihmesen e tyre. Duke hulumtuar se si mund te jem afer tyre me lindi ideja qe te krijoj nje fondacion qe i ndihmon te tjeret”, tha Januzaj

Januzaj është magjister në menaxhment dhe financa, dhe gjithashtu ndertues i fondacionit te tij qe për me pak se dy vite, arriti t’i dalë në ndihmë 2000 familjeve, duke dhuruar shumë karroca elektrike manuale dhe mjete te ndryshme ortopedike.

“Tani jemi te regjistruar 5, aktiviste janë 12, bashkëpunojmë me disa shoqata ose individ jashtë vendit, kemi gjetur bashkëpunim të mirë me hendikos të Pejës me shoqatën Nora në Zvicër e cila është e gatshme të merr përsipër shumë karroca”, u shpreh ai.

Sipas tij, të fillosh vullnetarizmin në një “klimë” si kjo e Kosovës nuk është e vështirë pasi shqiptarët nuk hezitojnë të ndihmojnë në iniciativa të tilla.

“Shqiptaret ne përgjithësi janë shume zemër mire, çdo feste na përgjigjën pozitivisht poashtu pothuajse ne te gjitha kërkesat për karroca përgjigjen shpejt qe na mundëson sigurimin e shpejt te tyre, se fundmi kam bere një kërkese për qeliza staminale ne vlere 21.500€ dhe i kam siguruar brenda 5 ditësh”, tha Januzaj.

Duke u përballur me problemet me lëvizjen ai identifikoi edhe sfidat me të cilat të rinjtë e komunës së Deçanit dhe gjithë Kosovës përballen, duke filluar nga trotuari i papërshtatshëm dhe deri tek mjetet lëvizëse.

“Kushtet shume te dopta, ju mungojnë gjanat elementare për jetese, ska trotuar te përshtatshëm edhe ato pak qe janë bllokohen prej vetura, parkingjet e tyre shfrytëzohen nga njerëzit qe nuk janë adekuat, mungojnë karroca , mungojnë mjete ortopedike, mungojnë ilaqe qe duhet ti marrin pa pagese, e shume e shume tjera”, tha ai pëR Insajderin.

Në vitin e kaluar, Januzaj ishte kandidat për asamble komunale nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark