Rrëfimi i Demaçit: U ftoha me Kurtin kur s’erdhi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrëfimi i Demaçit: U ftoha me Kurtin kur s’erdhi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës

    Insajderi
    26 July 2023 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi, me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së tij. Në fjalën para gazetarëve, Kurti e ka cilësuar Demaçin si një prej njerëzve të jashtëzakonshëm dhe më unik në radhët e shqiptarëve.

    Kurti gjatë kohës së luftës, kishte punuar në zyrën e UÇK-së që e drejtonte Demaçi në Prishtinë dhe pas luftës kanë pasur raporte të mira.

    Megjithatë Demaçi në një intervistë për media, kishte treguar se raporti me Kurtin ishte ftohur kur vetë kishte marrë pjesë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe Kurti e kishte parë të arsyeshme që të mos e bënte të njëjtën gjë, raporton Express.

    Demaçi në këtë intervistë thotë se pjesëmarrja në shpalljen e pavarësisë ishte kthesa më e madhe që Kurti duhej ta bënte dhe ta kuptonte që s’ishte punë e vogël ajo që po ndodhte, meqë në të vërtetë po shkelej Rezoluta 1244.

    “Disa veprime që i bën nuk ishin në atë mendimin tim. Kthesa më e madhe që ne jemi ftoh mes veti ka qenë kur unë kam shkuar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe Albini e ka pa të arsyeshme që të mos vij. Ajo ishte kthesa e madhe që  duhej ta bënte, duhej ta kuptonte se ajo nuk ishte punë e vogël, ishte e rëndësisë shumë të madhe. Sepse ishte shkelje me të vërtetë e Rezolutës 1244”, kishte thënë Demaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark