Rrëfimi për vajzat myslimane, gjeni në robotikë, që u ndalohet hyrja në SHBA – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rrëfimi për vajzat myslimane, gjeni në robotikë, që u ndalohet hyrja në SHBA

    Insajderi
    02 July 2017 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Robotika është e ardhmja. Teksa Amazon ka publikuar aparaturën “Echo” (paksa të frikshme) të inteligjencës artificiale të quajtur Alexa, dhe robotët të cilët kaplojnë industrinë e seksit, papritmas duket sikur të jeni duke jetuar në të ardhmen.

    Por jo në Amerikë.

    Javën e kaluar vendi, që po drejtohet nga presidenti Donald Trump i cili ka nisur një “ndalim ndaj myslimanëve”, ka penguar shpikëset e reja nga Afganistani të marrin pjesë në konferencën globale të robotikës në Washington.

    Sipas Forbes, adoleshenteve u ishin mohuar vizat një javëshe të udhëtimit. Vizat ishin mundësi që të sillnin robotin e tyre në inaugurim të “Garës Globale FIRST”.

    Kjo garë mendohet të sjellë 100 kombe së bashku për të mbështetur studentët që të bëhen liderët shkencorë të gjeneratës së ardhshme, të cilët do të punojnë së bashku në zgjedhjen e disa nga problemet më urgjente të botës.

    Çka e bën këtë situatë edhe më të keqe është se këto gra kishin kaluar dy herë nga 500 milje përgjatë vendit të tyre nga qyteti i tyre deri në Herat, duke rrezikuar jetën e tyre për të marrë pjesë në shumë intervista për vizë në Ambasadën Amerikane në Kabul.

    Afganistani ishte sulmuar na SHBA-ja dhe trupat aleate, duke përfshirë edhe Britaninë, në vitin 2001 – pas bombardimeve të kullave binjake më 11 shtator – në një lëvizje e cila shpiu në luftën fatkeqe të Irakut.

    Roya Mahboob, drejtoresha e parë ekzekutive e teknologjisë në Afganista, kishte bërë së bashku grupin e vajzave për projekt.

    “Është shumë e rëndësishme për njerëzit tanë. Robotika është shumë, shumë e re në Afganistan”, ka thënë ajo për Forbes.

    Ajo tha se kur vajzat kishin dëgjuar së pari lajmin për vizat e tyre “kishin qarë gjatë gjithë ditës”.

    Edhe pse Afganistani nuk është në listën momentale të vendeve të ndaluara të lëshuar dy ditë më parë (rregullat aplikohen për Iranin, Libinë, Sirinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin), ka pasur lëshime shumë të pakta të vizave ndaj qytetarëve të këtij vendi të copëtuar nga lufta.

    Fatmirësisht roboti i vajzave do të shkojë në SHBA, por i vetëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark