Avdil Ibishi është person më aftësi të kufizuara i cili për disa vjet është kujdesur për pastërtinë e qytetit të Gjilanit.
Ai, edhe pse me karrocë ditët i ka kaluar duke pastruar hapësirat publike të qytetit.
Ibishi ishte i punësuar në kompaninë e pastrimit “Ekohigjena”. Mirëpo, atij që nga sot i është ndërprerë kontrata e punës pa paralajmërim.
Ibishi ka treguar për Periskopin se vendimin për largimin e tij e ka marrë përfaqësuesi i kompanisë austriake “Mozall Group” e cila menaxhon 51 % të kompanisë së pastrimit, me partneritet “Ekohigjena”.
Ai, thotë se lajmin për largim nga puna e mori sot kur shkoi në vendin e tij të punës pas pushimit vjetor, e për të cilin vendim nuk ishte njoftuar.
“Unë më 26 dhjetor kam shkuar në pushim vjetor sepse çdo herë pushimin e kam marrë dimrit sepse unë punoj jashtë- pastroj qytetin, dhe një pjesë e madhe e shokëve nuk më kanë treguar hiq dhe sot kur shkova në punë më tregoi shefi që na kanë larguar nga puna, pra më është shkëputur kontrata”, tha ai për Periskopin.
Sipas tij, ky vendim i investitorit austriak ka ardhur si pasojë e kundërshtimeve që ai së bashku me kolegët e tij, i kanë bërë për keq-menaxhim dhe keqpërdorin të asteve të kompanisë publiko-private.
“Unë nga muaji korrik kam qenë zë i fuqishëm me 18 kolegë sepse investitori austriak ka bërë shkelje të rënda dhe keqpërdorim të kompanisë. Për këtë ai na ka suspenduar për shkak se ia kem shfaq të gjitha në shesh që ka pasur probleme prej korrikut, si katër herë është bllokuar puna nga 10 ditë, një javë dhe herën e fundit 12 ditë ka pasur grevë. Kompania ku punoj unë është publiko-privat, Ekohigjena, 49% janë të Komunës dhe 51% të investitorit austriak dhe austriaku i ka keqpërdor të gjitha asetet sikur shitja e kamionëve, kontenjerëve , duke marrë qera pa iu dashtë e kështu me radhë”, theksoi ai.
Berisha gjithashtu, thotë se njëherë nuk do ta padisë kompaninë me arsyetimin se së bashku me bordin mbikëqyrës i punëtorëve do të luftojnë për drejtësi./ Periskopi.com