Insajderi
Botë

Regjistrohet temperatura më e lartë ndonjëherë në Turqi, 55 gradë Celsius

Insajderi
28 July 2025 - 17:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Regjistrohet temperatura më e lartë ndonjëherë në Turqi, 55 gradë Celsius
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Turqia po vazhdon të përballet me një valë të fortë të të nxehtit, duke çuar temperaturat mbi 50 gradë Celsius në provincat juglindore.

Sanliurfa regjistroi një shifër marramendëse prej 55 gradësh Celsius – një nga temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në vend, shkruan Bild.

Temperatura të tjera të larta u regjistruan 49.6 gradë Celsius në Kiziltepe, 49.4 në Cizre dhe 49.3 në Nusaybin.

Turqia po përvëlohet nga një valë e nxehtë që ka goditur pjesën më të madhe të Mesdheut lindor që nga e hëna dhe pritet të zgjasë edhe disa ditë.

Ministria e Mjedisit tha se 132 stacione meteorologjike në të gjithë Turqinë regjistruan temperatura rekord për korrikun.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark