×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rregullohet lifti në Ortopedi – menaxheri i kundërpërgjigjet drejtorit i cili u shpreh se “vetëm ia bëjnë adetin e prishet”

    Insajderi
    10 May 2022 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lifti në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare për të cilin u raportua se është prishur, tanimë është rregulluar, shkruan Insajderi.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar menaxheri i kompanisë “Ejona”, Adem Shala, i cili mohoi se lifti ka qenë jashtë funksionit.

    “Qe tre minuta dulëm nga Spitali, edhe për fat të mirë më arriti pjesa që duhet sepse faktikisht nuk është prish lifti për me thënë qashtu qysh është thënë. Lifiti nuk është prishë asnjë minutë. U dashtë me ia bë një reset. Unë kam lënë kujdestari 24 h dy ekipe. Ajo nuk është zgjidhje nuk duhet me ndodhë ashtu por derisa e kemi siguruar pjesën. Asnjë shërbim atyre nuk iu ka nejt pa e krye”, deklaroi Shala për Insajdeirn.

    “Tash është kry. Që 1 orë e gjysmë 2 kemi qenë tu punu, tash është rregullu 100%”, u shpreh ai.

    Ndërkohë, drejtorin e klinikës, Gani Jashanica për Shnetën është shprehur i pakënaqur me punën e kompanisë, sipas tij “vetëm ia bëjnë adetin dhe lifti prishet prapa”

    “Po është rregullu, mirëpo po prishet si çdo sen, veç ja bojn adetin edhe po prishet prap. Normal që diskutojmë (me drejtorin e ShSKUK-së) e dërgon mjeshtrin punon një orë edhe nuk rregullohet mirë se po prishet”, tha Jashanica.

    Lidhur me këtë deklaratë është pyetur menaxheri i kompanisë. Shala u shpreh se e ka takuar drejtorin duke dal nga Spitali dhe i njëjti me të qeshur, ka mohuar se ka thënë një deklaratë të tillë.

    “Unë kah dola u takova me drejtorin më tha mirë qenka bë, e i thashë ti fjalë të tjera po thua. Jo, tha nuk është e vërtetë e qeshke”, tha ai për Insajderin.

    Menaxheri i kompanisë, Adem Shala tha se është dashur të pritet dy ditë për ta siguruar pjesën e nevojshme.

    Mbrëmë është raportuar se është prishur lifti në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gazeta Shenta ka publikuar pamje se si pacientët me vështirësi janë shtrirë në këtë klinikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark