Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar në Prishtinë ka vërejtur se disa të dyshuar kanë futur dhunshëm në veturë një person.
Në raportin 24-orësh, PK-ja thotë se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, raporton Gazeta Insajderi.
Sipas njoftimit të policisë, policia ka kryer patrullime në afërsi të lokacione, por se s’kanë hasur në të dyshuarit.
“Prishtinë / 12.11.2023, 19:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si më lartë dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Insajderi.org/