Insajderi
Lajme

Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank, çfarë fshihet pas pengmarrjes?

Insajderi
14 April 2026 - 14:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank, çfarë fshihet pas pengmarrjes?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një pengmarrje si nëpër filma u raportua dje në kryeqytet, ku në zonën e ish-Parkut të Autobusave u mor peng biznesmeni 32-vjeçar, Florjan Sula, i përfshirë në aktivitetin e Call Centerave.

Shkak për pengmarrjen është bërë një borxh prej 30 mijë eurosh mes të rinjve dhe Sulës, të cilët më pas bashkë me Hysen Nezën e morën peng dhe i kërkuan 2 milionë euro. Pasi Sula nuk iu gjeti dot 2 milionë euro ata e liruan për ti sjellë 500 mijë euro. I riu shkoi në Polici dhe më pas u bë arrestimi i tyre.

Por kush janë të rinjtë dhe çfarë fshihet pas prishjes së pazareve. ZËRI ka raportuar se Jurgen dhe Kevin Neza janë dy djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si pronar i Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, (UBA BANK), dhe ortak në Eurosig Albania. Ndërkohë që Policia po i shqyrton të gjitha pistat e fshehura pas pengmarrjes.

Jurgen Neza, Kevin Neza, Florian Sula dhe Hysen Neza


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark