Insajderi
Lajme

Rrena e madhe që Kurti e thoshte në opozitë: Buka, uji e qumështi me TVSH 0 për qind

Insajderi
04 June 2025 - 10:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrena e madhe që Kurti e thoshte në opozitë: Buka, uji e qumështi me TVSH 0 për qind
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një video e një premtimi të rremë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, po qarkullon nëpër rrjete sociale.

Kurti përgjatë kohës sa ishte në opozitë zotohej për largimin e Tatimit në Vlerë të Shtuar (TVSH) në produktet esenciale, shkruan Insajderi.

Deklarimi i tij:

16 për qind si për qumështin për fëmijë, si për uiskin, 16 për qind është TVSH-ja. Për bukën, ujin, qumështin, vajin, kripën, sheqerin, miellin, librat TVSH-ja 0.

Çmimi mesatar i bukës sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në nivel vendi për muajin shkurt të këtij viti ka qenë 36 centë. Kur t’ia heq TVSH’në, buka që është 36 centë, bëhet 31 centë. Ndërkaq buka e cila është më e lirë, 30 centë, bëhet 26 centë. Qumështi i cili mesatarisht kushton 91 centë, bëhet 78 centë për litër. Ndërkaq qumështi i cili kushton më lirë, pra 85 centë, bëhet 73 centë për litër.

Mandej sheqeri i cili mesatarisht kushton 72 centë, do të bie në 62 centë. Mielli, mesatarisht, prej 38 centë, nëse e ke thesin 25 kilogramë, bie në 33 centë, ndërkaq mielli më i lirë prej 36 centë bie në 31 centë. Ndërkaq kripa, kur blihet me nga 5 kilogramë, prej 20 centë bie në 17 centë. Vaji, prej 1 euro e 23 centë mesatarisht, bie në 1 euro e 6 centë, ndërkaq vaji që është më i liri, që kushton 1 euro, bie në 86 centë.

Pra, qytetarët e Kosovës si konsumatorë të klasës së mesme dhe të varfër do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe do të pushojë një herë e përgjithmonë mënyra aktuale në të cilën ata që kanë më së paku kontribuojnë më së shumti në buxhet, e sërish përfitojnë më së paku. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark