Një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania të Prishtinës është rrënuar.
Lidhur me këtë aksion ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka theksuar se ligji duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.
Rama ka njoftuar për rrënimin e mbindërtimit, duke e cilësuar këtë veprim si pjesë të angazhimit të institucioneve për mbrojtjen e rendit urban dhe interesit publik.
“Rrënohet mbindërtimi pa leje në Dardani. Ligji vlen për të gjithë”, ka shkruar Rama.
Ai gjithashtu ka falënderuar qytetarët që raportojnë raste të parregullsive, duke vlerësuar se angazhimi i tyre ndihmon në ruajtjen e rendit urban në kryeqytet.
“Faleminderit qytetarëve aktivë që vazhdojnë të raportojnë parregullsitë në Kryeqytet. Bashkë po mbrojmë rendin urban dhe interesin publik”, është shprehur Rama.