Insajderi
Lajme

‘Rrëshqet’ Kurti, stafi ia nxjerrë në publik ‘koordinatën’ e tij për postimin e një videoje

Insajderi
09 November 2025 - 17:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Rrëshqet’ Kurti, stafi ia nxjerrë në publik ‘koordinatën’ e tij për postimin e një videoje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ‘shëtitjeve’ në Mitrovicë e Vushtrri, disa orë para mbylljes së qendrave të votimit, arriti pasdite në Prishtinë.

Në postimin që e bëri në Facebook, stafi i tij rrëshqiti duke nxjerrë në publik ‘koordinatën’ e tij për publikimin e një videoje.

“Postone pastaj në fb dhe insta:

Të dashur qytetarë,

këtu nga Kodra e Trimave, në këto orët e fundit të mbetura të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj që të dilni e të votoni”, ishte postimi i parë, që më pas u ndryshua.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark