Një aeroplan i Air Canada Express pati probleme në ulje dhe rrëshqiti në pistë pasi mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar Halifax Stanfield në Nova Scotia të shtunën mbrëma, megjithëse nuk u raportuan ndonjë të lënduar.
Fluturimi i koduar si AC2259 “nuk ishte në gjendje të arrinte në terminal dhe klientët u larguan përmes autobusit”, tha zëdhënësi i Air Canada, Peter Fitzpatrick në një deklaratë për CNN. Fluturimi, i operuar nga partneri PAL Airlines, kishte 73 pasagjerë, thuhet në deklaratë, përcjell Insajderi.
LEXO EDHE:
Aeroplani rrëshqiti në pistë në një distancë të gjatë, ku pasagjerët panë flakë në anën e majtë të avionit.
Fusha ajrore u mbyll dje për rreth 90 minuta përpara se një nga dy pistat e saj të liroheshin për operacione fluturimi, tha në një deklaratë Tiffany Chase, një zëdhënëse e Autoritetit Ndërkombëtar të Aeroportit Halifax.
Shkaku i këtij incidenti është i panjohur, tha linja ajrore, duke shtuar se “në respekim të procesit hetimor, ne nuk mund të spekulojmë dhe nuk kemi asnjë informacion shtesë për të dhënë në këtë moment”. /Insajderi.org/