Sipas të dhënave të fundit të LSDM-së, rreth 15 deputetë të kësaj partie janë të lënduar, mes tyre edhe vetë kreu i LSDM-së Zoran Zaev. Poashtu, edhe nënkryetari i kësaj partie Damjan Manceski raportohet se ka pësuar lëndime të rënda.
LSDM-ja pret evakuimin e deputetëve të saj dhe më pas do të del me një njoftim zyrtar për gjendjen aktuale, njofton Alsat M.
Situata po vazhdon të jetë e tensionuar në Kuvendin e Maqedonsië. Alsat M raporton se policia tashmë ka hyrë brenda objektit, ku besohet se kanë hedhur gaz lotjsellës.
Zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë ka bërë që dhjetëra protestues të hyjnë brenda objektit ku përveç deputetëve, kanë sulmuar edhe gazetarë