Insajderi
Lajme

Rreth 4 miliardë euro buxhet, Murati tregon ku do shpërndahen paratë e shtetit

Insajderi
16 February 2026 - 10:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rreth 4 miliardë euro buxhet, Murati tregon ku do shpërndahen paratë e shtetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në seancën e kuvendit të Kosovës, ministri Hekuran Murati ka kërkuar që të procedohet projektligji për buxhetin.

Murati ka thënë se është nevojë emergjente që ky projektligj të miratohet. Ai ka theksuar se e vetmja gjë që ndryshon në këtë projektligj është për pagën e 13’të që të bëhet në fillim të vitit e jo në fund të vitit, raporton Insajderi.

Tutje, ai ka treguar se si do bëhet ndarja buxhetore.

“Është një buxhet që kufiri i shpenzimit është rreth 4 miliardë euro. Këto shpenzime mund të zbërthehen në kategori paga dhe shtesa 980 milionë euro, mallra dhe shërbime 545 milionë euro, subvencione dhe transfere 1 miliardë e 358 milionë euro, shpenzime kapitale 998.4 milionë euro, si dhe 100 milionë euro të tjera të financuara nga klauzola e investimeve”, deklaroi Murati./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark