Rreth 46 milionë njerëz vuajnë nga skllavëria në botë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 46 milionë njerëz vuajnë nga skllavëria në botë

    Insajderi
    01 June 2016 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 45.8 milionë njerëz vuajnë nga skllavëria në botë, ka bërë të fondacioni “Walk Free” me qendër në Australi.

    Sipas indeksit për vitin 2016, dy të tretat e 45.8 milionë personave -që janë skllavëruar si pasojë e abuzimeve seksuale, martesave të detyruara, trafikimit, punës së detyruar, robërisë së borxhit- jetojnë në rajonin Azi-Paqësor.

    Themeluesi i fondacionit Andrew Forrest, njoftoi se për të përgatitur këtë studim u zhvilluan 42 mijë takime në 167 vende dhe në 53 gjuhë të ndryshme, ndërsa shtoi se duhet të merren masa të ashpra për t’i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore dhe skllavërisë moderne.

    Shteti i parë në listë, ku ndodhen më shumë skllevër është India me 18.3 milionë persona të detyruar në skllavëri, ku kjo normë në krahasim me dy vite më parë ka shënuar rritje prej 28%.

    Ndërsa në vend të dytë vjen Kina me 3.9 milionë persona, pastaj Pakistani me 2.1 milionë, Bangladeshi me 1.5 milionë, Uzbekistani me 1.2 milionë, Indonezia me 736 mijë, Mijanmari me 515 mijë dhe Malajzia me 129 mijë persona skllevër.

    Në bazë të përqindjes së popullatës, në indeks thuhet se vendi ku përmasat e këtij fenomeni janë më të mëdha është Koreja e Veriut me një masë e cila përbën 4.37% të popullatës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark