Los Anxhelos- 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Los Anxhelos- 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret

    Insajderi
    09 January 2025 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëmet totale dhe humbjet ekonomike në Los Anxhelos të shkaktuara nga zjarret pyjore që përhapen për shkak të erërave të forta në shtetin e Kalifornisë në SHBA pritet të jenë midis 52 dhe 57 miliardë dollarë.

    “AccuWeather” i cili ofron shërbim global për parashikimin e motit, ka publikuar vlerësimet e tij paraprake lidhur me koston ekonomike të zjarreve në Kaliforni.

    Sipas kësaj, dëmet totale dhe humbjet ekonomike nga zjarret në Kaliforni mund të jenë midis 52 dhe 57 miliardë dollarë.

    Zjarret pyjore shpërthyen në qytetin Los Anxhelos të Kalifornisë të martën në mbrëmje si pasojë e erërave të forta të kombinuara me kushtet e motit të thatë.

    Nga zjarri janë djegur rreth 3.000 hektarë sipërfaqe në rajonin Pacific Palisades ndërsa për banorët janë lëshuar urdhra evakuimi.

    Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha se vazhdojnë punimet për ndërhyrje ndaj zjarrit dhe shpalli “gjendje të emergjence” në Los Anxhelos.

    Është njoftuar se 5 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur për shkak të zjarreve që vazhdojnë në zonat e Pacific Palisades, Hurst, Eaton dhe Woodley të Los Angelesit.

    Zjarrfikësve në Los Angeles po u mungon uji dhe nuk kanë motorë të mjaftueshëm, tha një banor për Reuters.

    Ai shtoi se janë duke gjetur metoda të ndryshme që të menaxhohet zjarri që tashmë në këtë qytet amerikan ka shpërthyer.

    “Ata nuk kanë burime të mjaftueshme këtu sepse po dërgojnë shumë nga trupat e tyre në vijën e parë”, thotë Mark McMillan, i cili po ndihmon për të kontrolluar zjarrin në lagjen e të dashurës së tij.

    “Një nga zjarrfikësit më tha, nëse më kujtohet mirë, ata dërguan 500 motorë në Topanga. Sepse atje po ndodhin shumë gjëra. Dhe unë jam mirënjohës sepse atje jetoj…”.

    “Por këtu kanë vetëm dy motorë për gjithë këtë lagje dhe kanë mbetur pa ujë, u ka mbetur uji nga linjat këtu, por nuk kanë ujë as në kamionët e tyre”, tha ky qytetar amerikan, shkruan Reuters.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark