Rreth 8 milionë të vdekur nga katastrofat natyrore që nga viti 1900 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rreth 8 milionë të vdekur nga katastrofat natyrore që nga viti 1900

    Insajderi
    18 April 2016 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën e kaluar u mbajt takimi vjetor i Gjeoshkencave të Bashkimit Evropian në Vienë. Sipas analizave të gjeofizikanit James Daniell, numri më i madh i vdekjeve ishte në vërshimet e vitit 1931 në Kinë, me rreth 2.5 milionë njerëz të vdekur.

    Duke vazhduar kështu me cunamin e vitit 2004 në Oqeanin Indian me rreth 230.000 të vdekur dhe cikloni i ashtuquajtur ‘Nargis’ i vitit 2008 në Myanmar të Azisë me 140.000 të vdekur.

    Sipas tij, që nga viti 1900 tërmetet kanë lënë të vdekur rreth 2.23 milionë njerëz.

    “Rritja e popullsisë dhe përgatitja e mirë e njerëzve, kanë mundësuar zvogëlimin e të vdekurve nga fatkeqësitë natyrore vitet e fundit” shprehet Daniel.

    Një ndër dëmet më të mëdha ekonomike, ishte cunami i vitit 2011 në bregdetin e Paqësorit Tohoku. Llogaritjet e James Daniell thonë që kjo katastrofë solli në humbjen e 335 miliardë dollarëve, 18.500 të vdekur dhe rreth 450.000 të pastrehë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark