×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rreth shtatë mijë euro birra dhe raki- Policia parandalon një rast të kontrabandës në veri

    Insajderi
    25 March 2024 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pije alkoolike që synonin Kosovën nga Serbia, në vlerë prej shtatë mijë eurosh, si kontrabandë janë parandaluar nga Policia e Kosovës.

    Sipas njoftimit të policisë, përgjatë së dielës në fshatin Zërnosek të Leposaviqit janë konfiskuar nga dy automjete birra në vlerë rreth 1200 euro dhe raki në vlerë rreth 5600 sosh, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Policia e Kosovës, konkretisht njësitet patrulluese policore, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku me datën 24.03.2024 rreth orës 19:00, gjatë vëzhgimit të rrugëve ilegale që shfrytëzohen për kontrabandë, më saktësisht në fshatin Zërnosek, KK Leposaviq, kane ndaluar dy automjete te  dyshuara”, thuhet në njoftim.

    “1. Automjeti VW ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) ne vlere rreth 1200 euro. 2. Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar kazan(8 copë) që shërbejnë për prodhimin dhe përpunimin e pijeve alkoolike (raki) ne vlere rreth 5600 euro”, vijon njoftimi.

    “Pasi qe vozitesit nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhjen e mallit të ngarkuar, I njejti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor, kurse ndaj vozitësve janë zbatuar procedurat e zakonshme për kalim ilegal të kufirit”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark