Britanikët, 33 dhe 35 vjeç, u arrestuan dhe pritet të dalin përpara gjykatës së magjistrave në Medway, shkruan HuffingtonPost.
Anija u shpëtua dy ditë më parë dhe në bordin e saj midis 20 personave, ishin edhe dy fëmijë shqiptarë.
Anija filloi të fundosej mbrëmjen e së shtunës në brigjet e Kent-it. Shpëtimi i emigrantëve erdhi pasi disa prej tyre dhanë alarmin me telefon tek familjarët e tyre në Calais, çka çoi më pas në ndërhyrjen e autoritete franceze në shpëtimin e tyre.
Incidenti ka ngjallur frikën se mund të regjistrohen tragjedi të reja me emigrantë si në Greqi apo Itali. /Insajderi.com