Komiteti Hetimor Rus tha se rezultatet e para të hetimeve tregojnë se avioni rus rus II-76 u sulmua nga një raketë kundërajrore me origjinë nga territori i Ukrainës.
“Rezultatet e para të hetimit rus, përfshirë të dhënat paraprake nga inspektimi i vendit të rrëzimit, na lejojnë të konkludojmë se avioni rus II-76 u sulmua nga një raketë kundërajrore me origjinë nga territori i Ukrainës.”, tha Komiteti, siç raportohet nga Ria Novosti.
Më tej në deklaratë thuhet se “veprime të mëtejshme hetimore që synojnë identifikimin e personave në mesin e Forcave të Armatosura të Ukrainës të përfshirë në kryerjen e këtij akti terrorist janë duke u zhvilluar”.
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza për rrëzimin e avionit në një zonë rurale ruse. Autoritetet ruse thonë se 75 personat në bord, përfshirë 65 robër lufte ukrainas, 6 anëtarë të ekuipazhit dhe tre ushtarakë rusë, u vranë.