Rrëzimi tragjik i helikopterit në SHBA – zbulohet identiteti i viktimave/Emrat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rrëzimi tragjik i helikopterit në SHBA – zbulohet identiteti i viktimave/Emrat

    Insajderi
    11 April 2025 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një drejtues i kompanisë gjermane të teknologjisë Siemens, bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre të mitur janë identifikuar si viktimat e rrëzimit tragjik të një helikopteri mbi lumin Hudson në New York, të enjten, ku nuk pati të mbijetuar.

    Sipas burimeve të ABC News nga forcat e rendit, bëhet fjalë për Agustín Escobar, bashkëshorten e tij Merce Camprubi Montal dhe fëmijët e tyre të moshës 4, 5 dhe 11 vjeç.

    Ata ndodheshin në një udhëtim turistik në SHBA, duke ardhur nga Barcelona, Spanjë, transmeton Insajderi.

    Helikopteri ishte me qira nga kompania “New York Helicopters”, dhe bashkë me familjen në bord ndodhej edhe piloti 36-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

    Agustín Escobar ishte emëruar në vitin 2022 si drejtues i divizionit të Siemens për Spanjën dhe Evropën Jugperëndimore. Ish-drejtuesi i Siemens në Spanjë, Miguel Ángel López, kishte vlerësuar lartë punën e Escobar, duke thënë se ai kishte qenë “kyç” për suksesin e kompanisë në fushën e transportit dhe mobilitetit.

    Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, reagoi përmes një postimi në rrjetin X, duke e quajtur ngjarjen “shkatërruese”.

    “Pesë shtetas spanjollë nga e njëjta familje, tre prej tyre fëmijë, si dhe piloti, kanë humbur jetën. Një tragjedi e paimagjinueshme. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve në këtë moment të dhimbshëm,” shkroi ai.

    Ndërkohë, Bordi Kombëtar për Sigurinë në Transport në SHBA ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark