Rreziqet e “postërimit” nga prindërit që postojnë shumë foto të fëmijëve - Insajderi
×
LifeStyle

Rreziqet e “postërimit” nga prindërit që postojnë shumë foto të fëmijëve

Insajderi
20 October 2020 - 11:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

David Devore Jr është si çdo 18 vjeçar tjetër. Por, çka e dallon atë nga fëmijët e tjerë është se në YouTube ka një video kur ai ka qenë 7 vjeç që ka thuajse 140 milionë shikime.

Në vitin 2009, David Jr u bë i famshëm për shkak të videos që babai i tij kishte postuar në internet pas një ndërhyrjeje që ky i pari kishte pasur te dentisti. “Veç doja ta ndaja videon me miqtë dhe familjen, sepse ishte qesharake” – thotë babai i David, “nuk e kisha menduar se dikush tjetër do të klikonte në të.”

Por brenda disa ditëve, videoja ishte parë më shumë se 4 milionë herë, dhe numrat kishin vazhduar të rriteshin. David ishte bërë aq i famshëm, sa kishte nisur të mirrte ftesa për emisione televizive. Por, e gjithë kjo vëmendje, kishte pasur edhe anën e errët. “Njerëzit nisën të më fajësonin për abuzim me fëmijë” – tregon babi i David. “Një gazetar tha që policia duhet të lajmërohet dhe unë duhet të shkoj në burg.”

E rrëfyer vetëm shkurtimisht më sipër, historia e kësaj familjeje është shembull, edhe pse ekstrem, i faktit që në momentin që postohet një fotografi e fëmijës, më nuk është e lehtë të kontrollohet se ku ajo fotografi përfundon. David është pjesë e gjeneratës së parë të fëmijëve të kanë gjurmë digjitale për të cilat ato nuk janë pyetur kur janë krijuar.

Sipas një studimi të ri në Mbretërinë e Bashkuar, prindi mesatar poston 1,500 fotografi të fëmijës deri sa fëmija arrinë moshën 5 vjeç.

“Postërimi”

Është një problem që po përflitet gjithkund nëpër botë. Vitin e kaluar, Microsoft ka publikuar një studim rreth sigurisë së internetit me 12,500 adoleshentë nga 25 shtete. Nga adoleshentët e anketuar, 42% kanë thënë që janë të shqetësuar se sa shumë prindërit e tyre kanë “postëruar” online, e 11% prej tyre e konsiderojnë këtë “problem të madh” në jetën e tyre.

Në fillim të këtij viti, fëmija i një influencereje në Instagram kishte shkruar anonimisht duke shprehur shqetësim për atë se sa shumë nëna e tij kishte postuar rreth tij. “Është vërtet keq, sepse këto gjëra do të shfaqen kur të aplikoj për punë, kur të interesohet dikush për mua, çdoherë që dikush ta kërkojë emrin tim.”

“Kur një fotografi postohet, më nuk ka kthim prapa” – thotë Stacey Steinberg, profesor në fakultetin juridik të Universitetit të Floridas. Ka një “meme” me fëmijë të trashë, me mbishkrim për ngrënien e tepërt gjatë pushimeve. Kjo fotografi është shpërndarë me mijëra herë. Si do të ndihet ky fëmijë kur të rritet e ta kuptojë që e kanë shndërruar në shaka publike?

Përveç aspektit të turpërimit, kjo mund t’i dëmtojë marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve. Fëmijët mund të zemërohen me prindërit për shkak të cë*nimit të imazhit të tyre. Në fund të fundit fëmija mund të thotë “Pse ma ke bërë këtë. Ti duhet të më mbrosh, ndërsa ti më ke ekspozuar.”

A mund në të ardhmen fëmijët t’i padisin prindërit e tyre për keqpërdorim të imazhit?

Përveç kësaj, fotografitë e postuara të fëmijëve mund të përfundojnë në duar të gabuara dhe të keqpërdoren në mënyra të paimagjinueshme. Ne e dijmë që kompanitë krijojnë dosje digjitale për ne. Çka nëse krijojnë identitete digjitale për fëmijët tanë? Ne jemi kujdestarët e privatësisë së fëmijëve tanë. Ne duhet t’i ruajmë të dhënat e tyre.

Por, ka edhe një mënyrë akoma më të keqe se si mund të keqpërdoren fotografitë e fëmijëve. Investiguesit australian kanë gjetur më shumë se 45 milionë fotografi fëmijësh që janë përdorur në faqe pedofilësh. Fotografitë janë marrë nga rrjetet sociale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark