Insajderi
Lajme

Rrëzohet aeroplani me më shumë se 200 pasagjerë në Indi – Pamje

Insajderi
12 June 2025 - 11:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrëzohet aeroplani me më shumë se 200 pasagjerë në Indi – Pamje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aeroplan i Air India u rrëzua sot gjatë ngritjes në aeroportin e qytetit perëndimor indian Ahmedabad në shtetin e Gujarat, raportojnë mediat botërore, pa specifikuar nëse ka pasur viktima nga rrëzimi.

Aeroplani ishte duke shkuar për në Londër, tha një burim i aviacionit për Reuters.

Rënia ndodhi gjatë ngritjes së aeroplanit, raportuan kanalet televizive lokale.

Air India gjithashtu konfirmoi aksidentin.

Në njoftim, ata konfirmuan se ka pasur një aksident ajror ditën e sotme dhe se nuk kanë më shumë informacion në këtë kohë.

Pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve PTI treguan rrënojat e aeroplanit që digjeshin, me tym të zi të dendur që ngrihej në qiell pranë aeroportit.

242 pasagjerë ndodheshin ë aeroplan, siç raporton agjencia e lajmeve ANI.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark