Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca, ka kërkuar së fundmi mendimin e ndjekësve në rrjete sociale.
Ajo ka pritur sugjerime për personazhin e famshëm në të cilin duhet të kthehet këtë Halloween dhe sigurisht që sugjerimet kanë qenë të shumta.
Mirëpo, vëmendjen na e tërhoqi një ndjekës që e ka këshilluar moderatoren të qëndrojë si vetja, sepse edhe ashtu e frikëson.
Ajo është shkrirë së qeshuri dhe e ka marrë me sportivitet këtë sugjerim, teksa i ka kthyer edhe një përgjigje:
“U qyqaaaa”- duke bashkëngjitur emoji që qeshin me lot.