Insajderi
Shqipëri/Rajon

Rrihen në mes vete babë e bir në Kumanovë

Insajderi
03 July 2024 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrihen në mes vete babë e bir në Kumanovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona, baba e bir u lënduan gjatë një konfrontimi paradite në lagjen e Kumanovës “Igo Triçkoviq”, kumtoi SPB Kumanovë.

“Sot në orën 10:40 minuta në SPB Kumanovë është raportuar se në lagjen “Igo Triçkoviq” është prishur rendi dhe qetësia publike me rrahje ndërmjet babait dhe djalit, në të cilën është përdorur edhe një send i mprehtë.

Të dy me lëndime janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës”, informoi SPB Kumanovë.

Nëpunësit policor janë në terren dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Nga Spitali i Kumanovës informojnë se njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të mëdha është dërguar në njërën nga klinikat e Shkupit


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark