Rriten çmimet, pritet të ketë protesta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rriten çmimet, pritet të ketë protesta

    Insajderi
    25 March 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protestat duket se do të rikthehen në Shqipëri pas rritjes së çmimit të naftës sërish pas tarifës prej 211 lek për litër.

    Aktivistët njoftojnë përmes rrjeteve sociale se ditën e mërkurë në orën 17:00 shqiptarët do të rikthehen sërish në protesta para kryeministrisë dhe qëllimi është po i njëjti, rritja e çmimeve.

    Njoftimi për nisjen e protestave vjen pasi Bordi i Administrimit të Karburanteve vendosi që çmimi i ri i naftës të shkojë në 245 lekë për litër nga 233 që ishte deri të p[remtën në mbrëmje.

    Kujtojmë që qytetarët u ngritën në protestë 3 javë më parë pasi çmimi i naftës në vend arriti një çmim rekord duke shkuar mbi 260 lekë për litër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark