Rriten me 45% çmimet e banesave në nëntë vitet e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rriten me 45% çmimet e banesave në nëntë vitet e fundit

    Insajderi
    29 April 2022 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dhënat e raportuara së fundi nga ‘Indeksi Fischer’ që mat Banka e Shqipërisë tregojnë se brenda 1 viti, çmimet e banesave u rritën me 9%. Kryeson Tirana me 12.3%.

    Që prej vitit 2013 dhe deri më sot, çmimet e apartamenteve në Shqipëri janë rritur me 45%.

    Shumica e banesave janë blerë nga rezidentët, edhe pse 1 në 3 prona që shiten janë nga qytetarë që nuk jetojnë brenda vendit.

    Shumica e banesave të shitura janë blerë më para cash dhe jo përmes kredisë bankare.

    Edhe pse ndërtimi ka marrë “boom” vitet e fundit, Shqipëria vazhdon të ketë problem në kohën mesatare të shitjes së një prone.

    Në fund të dhjetorit të vitit të shkuar koha mesatare e shitjes ishte 11 muaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark